Infeksionet respiratore-Janari ka shtuar rastet e gripit në Gjirokastër

Sociale | 3 vite më parë

Ulja e temperaturave gjatë dy javëve të fundit është shoqëruar me rritjen e infeksioneve respiratore edhe në Gjirokastër ku 90 përqind e tyre kanë qenë grip i nëntipit A dhe 10 përqind Covid 19.

Mjekët e familjes pranë qendrave shëndetësore shprehen se numri i pacientëve ditorë të prekur nga këto infeksione varion nga 4 deri në 6 ku përfshihen të gjitha moshat, por kryesojnë të sëmurët kronikë.

Po çfarë rekomandojnë mjekët për pacientët e prekur nga infeksionet respiratore?

Siç tashmë është parashikuar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik, me ardhjen e shkurtit do të rritet kurba e infektimeve. Apeli që vjen nga bluzat e bardha është të vaksinohe.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk e kanë marrë vaksinën anti grip dhe covid të paraqiten tek qëndrat e tyre shëndetësore për të kryer këto vaksina”, tha mjekja.

Edhe pse shtrimet në spitalin rajonal “Omer Nishani” si në pavionin e pediatrisë dhe atë të patologjisë kanë ardhur duke u rritur nuk ka patur asnjë komplikacion serioz të shkaktuar nga gripi apo covid 19 gjatë kësaj periudhe 2 javore në Gjirokastër.

 Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme