Infektimet me COVID-19 në shkolla, bie numri i mungesave në nxënës dhe mësues

Sociale | 5 vite më parë

Pas fluksit të infektimeve me Covid-19, në shkolla dhe mbylljes së disa klasave gjatë fundit të vitit të shkuar apo edhe janarit situata duket shumë më e qetë këtë muaj.

Në shkollën e mesme “Qemal Stafa” numri i mungesave në nxënës dhe mësues ka rënë ndjeshëm. Gjatë 17 ditëve të para të muajit shkurtit në këtë institucion arsimor llogariten 34 mungesa në ditë. 

Por situata nuk ka qenë kjo në janar dhe në fund tetori dhe fillim nëntori. Numri i mungesave gjatë kësaj periudhë ka qenë i lartë, por drejtuesit e institucionit arsimor argumentojnë së arsyet e mos frekuentimit të shkollës nuk kanë ardhur vetëm nga rastet e infektimit me Covid, por është nga sëmundshmëritë e ndryshme si grip apo viroza.

Pas periudhës së karantinimit nxënësit nëpërmjet konsultimeve kanë mundur të rikuperojnë gjithçka.

Në të gjitha shkollat e kryeqytetit janë regjistruar rreth 250 mungesa në nxënës ndërsa në mësues ky numër është shumë i reduktuar. Në klasat kur konstatohen raste me Covid, bëhen tampone dhe Drejtoria e Shëndetit publik vendos për karantinimin apo jo të klasës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme