Inspektorët e IAEA në uzinën e Zaporizhzhia, Grossi: Do vazhdojmë vlerësimin e dëmit

Botë | 4 vite më parë

Vizita e ekipit prej 14 ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), përfshirë shefin e saj Rafael Grossi, erdhi në një moment vendimtar për centralin, i cili ka duruar granatime të vazhdueshme dhe ka ngritur frikën për një aksident bërthamor.

Udhëtimi i tyre ishte i zhytur në rrezik pasi bombardimet kishin shpërthyer të enjten, me zyrtarët rusë dhe ukrainas që konfirmuan se qyteti i afërt i Enerhodar ishin dëgjuar bombardimeqë në mëngjes.

Grossi tha se ekipi i tij ishte i vendosur të vizitonte fabrikën, pavarësisht bombardimeve. “Duke arritur deri këtu, nuk do të ndalesha dhe me ekipin tim të guximshëm u futëm brenda. Kishte momente ku zjarri ishte i dukshëm,” u tha ai gazetarëve pas vizitës.

“Artileria e mitralozëve të rëndë, mortajat dy ose tre herë ishin vërtet shumë shqetësuese, do të thosha, për të gjithë ne. Ne patëm mbështetje të shkëlqyer nga ekipi i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara që është këtu me mua gjithashtu. Kështu që unë mendoj se ne treguam se komuniteti ndërkombëtar është atje dhe ne po e vazhdojmë vlerësimin”, shtoi ai.

Shefi i IAEA është larguar nga centrali, megjithatë Grossi tha se mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së “nuk po shkon askund” dhe do të ketë një “prezencë të vazhdueshme” atje.

“Ne nuk do të shkojmë askund. Një grup do të qëndrojë deri të dielën ose të hënën për të vazhduar ekzaminimin”, tha Grossi.

rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme