INSTAT: Ekonomia u rrit me 17.89% në tremujorin e dytë

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 17,89 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2020.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët industri, energji dhe uji me 4,13 %, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 4,09 %, ndërtimi me 3,42 %.
Negativisht kontribuan degët bujqësi, pyje dhe peshkim me 0,19 %. Sipas INSTAT, taksat neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +1,73 %.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 2,11 %.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




