INSTAT: Inflacioni në prill zbret në 4.6%

Ekonomi | 4 vite më parë

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2023, arriti 114,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020, njoftoi INSTAT.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023 është 4,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023, krahasuar me Mars 2023 është 0,03%.

Gjithnje sipas të dhënave të INSTAT rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish në muajin prill, dukë reflektuar bazën e lartë të një viti më parë.

Sipas specialistëve tendenca është ndikuar më së shumti nga rënia e çmimeve të karburanteve.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë çmimet e tyre ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 180 lekëve.

Megjithatë çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion.

 

( Sipas INSTAT )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme