Instituti i Krimeve të Komunizmit, Balla-opozitës: Atë që s’bëtë dot, ua bëri drejtësia! Larguat komunistin nga partia

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit  në Shqipëri për vitin 2023, iu drejtua opozitës duke i thënë se atë që se bënë dot vetë, ua bëri drejtësia. duke i larguar komunistit nga partia. Balla iu referua në fjalën e tij ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor.

Balla u shpreh se krimet e komunizmit dënohen kur distancohesh nga ata të cilët sikurse u shpreh ai “i kanë parë hajrin komunizmit”

“Unë kam marrë me dhjetëra e qindra herë fjalën në këtë sallë për t’iu bashkëngjitur nevojës për të dënuar krimet e komunizmit.

Krimet e komunizmit dënohen kur të paktën distancohemi nga ata që i kanë parë hajrin komunizmit.

Ky që foli është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve e kanë vuajtur komunizmin në kurriz e ky shkon poshtë ballkonit të sekretarit të partisë, i cili komunizmit ja ka parë hajrin më shumë se të gjithë ne. Pas 33 vitesh ju keni munësinë e artë që nuk e bëtë dot po ua bëri drejtësia, të largonit komunistin nga kreu i partisë dhe koimunizmin nga brenda partisë.

Dhe sa i përket komunizmit brenda partisë shpëtoni njëherë e përgjithmonë, mblidhni institucionet e partisë, distancohuni nga kryetari i partisë dhe pastaj hajdeni dhe shisni dëngla”, u shpreh Balla.

Por një ndërprerje e fjalës së tij nga demokratja Albana Vokshi, solli reagimin e Ministrit Balla i cili duke iu drejtuar deputetes i tha se “ti ja ke parë hajrin ndryshe Saliut”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme