Integrimi, BE nuk ka ende një datë për Konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë

Megjithëse është shprehur për rikonfirmimin e zgjerimit të BE, Këshilli për çështje të përgjithshme, nuk ka arritur sërish të martën të japë një datë për Konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Konkluzionet që kanë pasqyruar vazhdimin e përmbushjes së kushteve nga Shqipëria edhe në situatën kur BE nuk përgjigjet, por vazhdon ta mbajë të varur vendimin nga veto e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, faktojnë mirëpritjen e Be-së.
Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli, është konkluzioni. Mediat e komentuan vendimin si ndryshim nga dokumenti i mëparshëm vetëm të kohës, pra nga brenda këtij viti në sa më shpejt të jetë e mundur.
Nga ana tjetër konkluzionet marrin në zgjedhjet parlamentare si përgjithësisht të mirëorganizuara pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, në të njëjtën kohë që inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Këshilli nënvizon se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vendi mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst, Këshilli mirëpret rikthimin e opozitës në parlament.
Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Strukturat e specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK) kanë treguar tashmë rezultate e para pozitive. Përpjekjet për krijimin e një historie solide duhet të vazhdojnë, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe vendimet përfundimtare, dhe përmes zbatimit të mëtejshëm të planit të veprimit për të adresuar Rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autorietet përkatëse të vendeve anëtare të BE-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




