Integrimi, Bullgaria kërkon ndarjen e vendimit për Shqipërinë nga ai për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria kërkon ndarjen e vendimit për Shqipërinë nga ai për Maqedoninë e Veriut. Në një njoftim zyrtar pas takimit të ministrit të jashtëm bullgar Svetlan Stoev me ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha, bëhet e ditur se kreu i politikës së jashtme bullgare është deklaruar se vendi nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave. Takimi i ardhur pas komunikimesh të ngjeshura për këtë problem në strukturat europiane dhe brenda axhendës për të shqyrtuar proceset e të dy vendeve, duket normal në logjikën që nëse Shqipërinë s’e pengon asnjë vend, pse duhet t’i faturohet Bullgarisë edhe ngecja e Shqipërisë, kur proceset janë deklaruar se janë individuale?
Disa deputetë të parlamentit europian ia kërkuan këtë pak ditë më parë Komisionit Europian, prej të cilëve eurodeputeti bullgar Kovaçev është deklaruar se “Nuk mora një shpjegim logjik se pse, nëse ka njëzëshmëri në Këshillin për Shqipërinë, konferenca ndërqeveritare me të nuk do të fillojë menjëherë!”.
Sipas të njëjtit deklarim, nga përgjigjet e komisionerit të zgjerimit të BE-së Oliver Warheli u bë e qartë se Brukseli dëshiron që bisedimet me Tiranën dhe Shkupin të fillojnë në të njëjtën kohë. Burime të besueshme diplomatike i thanë Televizionit Publik Shqiptar se qendrimet kanë qenë pjesë edhe e një takimi të ambasadorëve të BE me komisionerit Varhely, ku është diskutuar gjithashtu që procesi i Shqipërisë të ndahet nga ai i Maqedonisë, përveç të tjerash edhe si shenjë që procesi i zjgerimit të BE nuk ka ndaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




