Integrimi në BE i Shqipërisë, Ambasadori italian: Shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave

Politikë | 4 vite më parë

Italia është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Bucci, shprehet se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara dhe ndaj sipas tij ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në. Bucci thekson se Europa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit, pasi pa vendet e Ballkanit nuk ka një Europë të bashkuar.

Sa takon hapave që duhet te ndjeke Shqiperia, Ambasadori Bucci u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progress ne rekomandimet e kërkuara, dhe ka ardhur koha që Shqipëria të mbaje tyrezen e pare nderqeveritare.

“Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zone, për Ballkanin.

Kur të nisin negociatat, duhet të përshpejtojnë disa reforma, kur hapen negociatat hapet rruga për dialog, për politikën, për Komisionin Europain dhe Shqipërinë. Janë reformat ne drejtesi, reforma kundër krimit te organizuar dhe nje sere reformash qe jane te hapura dhe Italia ka qenë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë ne çdo rast”, tha ai gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në Shkodër në kuadër të javës italiane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme