Integrimi në BE, kancelari Scholz dhe kreu i KiE Michel ture në Ballkanin Perëndimor gjatë qershorit

Gjatë javës së ardhshme Ballkani Perëndimor do të vizitohet nga dy lider të BE-së ku pritet të japin mesazhe të rëndësishme për vendet e rajonit lidhur me integrimin në familjen europiane dhe mbështetjen e Ukrainës që po përjeton agresionin rus.
I pari që do të nisë turin është Kancelari Olaf Scholz i cili të premten (10 qershor 2022) do të zhvillojë një udhëtim dy-ditor në Evropën Juglindore, Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, si edhe në Bullgari. Fokusi i bisedimeve të kancelarit Scholz do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Ndërkohë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pritet të zhvillojë vizitë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor, ndërsa më pas drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Gjatë vizitave në Ballkan Michel do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




