Integrimi në BE, Steinmeier: Opozitë-qeveri të punojnë së bashku, zemra e shqiptarëve rreh për Evropën

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në fjalën përshëndetëse në Kuvend, ka përsëritur edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë në integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Steinmeier u shpreh se Shqipëria meriton të jetë në BE ndërsa vuri theksin te bashkëpunimi opozitë-qeveri. Sipas presidentit gjerman është mjaft e rëndësishme që opozita dhe qeveria të punojnë së bashku për të ardhmen evropiane.

“Unë jam këtu pranë jush pak muaji pasi BE nisi bisedimet e anëtarësimit. 19 korriku ishte gur kilometrazhi për vendin tuaj drejt BE. Para 13 vitesh dorëzuat kërkesën për anëtarësim dhe tani kanë nisur bisedimet. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të rajonit. Së shpejti do mjaftojë vetëm ID për të kapërcyer kufijtë në rajon, do nisë një marrëdhënie pune dhe arsimimi. Së shpejti do njihen diplomat profesionale dhe arsimore.

Të gjitha këto e thjeshtojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve jo vetëm në Shqipëri por në vendet e BP. Me entuziasmon fakti sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj.

Kush ka humbur nga sytë dimensionin historik të projektit evropian, ejani në Shqipëri dhe infektohuni me shpirtin evropian. Ju e keni zhvilluar, reformuar vendin. Sukseset janë dukshëm të identifikueshme. Keni realizuar reforma, është ngritur prokuroria speciale për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto bëhen kur e di se çfarë do. Ju e dëshironi një të ardhme të mirë. Do jeni partnere të besueshme për vendet anëtare të BE. Ju lutem sot vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, në sprapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijoni me reformën në drejtësi dhe punoni përjetoj llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Punoni së bashku. Destinacioni i përbashkët për në BE ja vlen këtë përpjekje. Të keni besim në mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugë”, tha presidenti gjerman.

Më tej ai u ndal dhe te lufta e Rusisë në Ukrainë, që si pasojë ka sjellë krizë ekonomike në mbarë botën. Steinmeier u shpreh se është mjaft mbresëlënëse që Shqipëria vijon këmbënguljen për anëtarësimin në BE ndonëse  është përballur me tërmetin, pandeminë, rritjen e çmimit të energjisë, rritjen e çmimit të karburanteve dhe krizën ekonomike.

“Ju po përshkoni rrugën e anëtarësimi në kushte të vështira, lufta në Ukrainë që ka zhytur Evropën në krizë ekonomike. Vendin tuaj e ka goditur rritja e çmimit të energjisë, i karburanteve dhe kriza ekonomike. Është një goditje që duhet të përballeni pas tërmetit dhe pandemisë. Ndaj bëhet më mbresëlënëse se sa këmbëngulje keni për anëtarësimin në BE. Qëndrueshmëria juaj, pozicionimi juaj krah vlerave evropianë më emocionon. Edhe pse anëtarësimi në BE nuk është ende realitet Shqipëria është provuar si demokraci e pjekur. Vendi juaj është sot aktor i njohur në skenën evropiane.  Ju bashkëpunoni ngushtësisht me partnerët tuaj trans-atlantik dhe evropian. BE është një projekt unik, historik , një aleancë shtetesh ku qëndrojnë pranë njëri-tjetrit përpjekjet për prosperitet, shteti ligjor. BE është përgjigja historike ndaj rrënimit që nacionalizmi dhe shovinizmi shkaktuan në shekujt.

Ky model evropian i bashkëpunimit ku vlen forca e së drejtës ku bëhet fjalë për ndërveprim dhe bashkëpunim., vihet në pikëpyetje mes luftës brutale të Ukrainës. Sulmi i putin është përpjekje për të vendosur një shtet fqinj me dhunë. BE ka treguar të ketë i palëkundur përkundrejt sulmit rus. Nuk është përccarë por është e bashkuar si kurrë më parë. Edhe shtete e G20-ës në Bsali e bënë të qartë kundër Rusisë. Edhe Shqipëria që mban përgjegjësi të veçantë dëshmoi të jetë partner i beesueshëm. Ju mund të mbështeteni te ju.  Nisur prej historisë së vendit tuaj, një Shqipëri e lirë do i bashkohet Evropës së lirë.

Evropa gëzohet për ardhjen e Shqipërisë. Ju falendeorj për durimin tuaj dhe vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje deri sa ky rrugëtim të përmbyllet me bashkimin në BE. Këtu e ndjej, zemra juaj rreh për Evropën. Kjo do ju ndihmojë të kapërceni pengesat në rrugën drejt BE”, tha Steinmeier.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme