Interes i jashtëzakonshëm për Fest 62, shiten të gjitha biletat për natën e dytë

Muzikë | 3 vite më parë

Magjia e Festivalit të 62-të të Këngës tashmë i ka përfshirë të gjithë, ndërsa interesi për ta ndjekur drejtpërdrejtë nga Pallati i Kongreseve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Të gjitha biletat për natën e dytë janë shitur, në një mbrëmje që rezervon jo vetëm muzikë të mirë, por edhe plot surpriza.

Në skenën e Pallatit të Kongreseve do të ngjiten këtë mbrëmje 15 këngëtarë, të cilët do ta kthejnë këtë natë në një shfaqje të vërtetë artistike.

Ashtu si dhe nata e parë, edhe sonte do të ketë të ftuar të veçantë. Publiku do të ketë shijojë një duet unik të këngëtarëve Aleksandër Gjoka dhe Bojken Lako. Një moment i veçantë pritet të jetë edhe performanca në skenë e anëtarit të jurisë, Indrit Mesiti, i cili bashkë me grupin e tij do të këndojë një këngë, e cila është krijuar enkas për Fest 62.

E ftuar speciale e kësaj mbrëmje magjike do të jetë edhe këngëtarja italiane, Rachelle Andrioli.    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme