Interi përshëndetet me 4 senatorë, të gjithë largohen me parametra zero

Futboll Bota | 4 muaj më parë

Ky 30 qershor ishte dita e fundit si interistë për katër futbollistë, të cilët kanë lënë gjurmë me fanellën zikaltër vitet e fundit. Bëhet fjalë për portierin Sommer dhe mbrojtësit Acerbi, De Vrij dhe Darmian.

Të katër këta lojtarë ishin në fund të kontratës me Interin dhe nuk kanë rinovuar, kështu që largohen me parametra zero. Klubi i ka përshëndetur me një postim të dedikuar në kanalet e veta në rrjetet sociale, duke i falënderuar për atë çfarë kanë dhënë me fanellën zikaltër.

Në postimin për portierin Sommer, që largohet pas 3 vitesh nga Interi, mes të tjerash shkruhet: “Do të jetë e lehtë, kur në të ardhmen do të flitet për vitet zikaltër të Yann Sommer, me paraqitjen e tij tek Inter-Barcellona si flashback-un e parë të mrekullueshëm.

Do të jetë e lehtë të mbyllësh sytë dhe të rijetosh atë moment fluturimi për të shmangur gjuajtjen e Lamine Yamal në shtesën e dytë, duke kaluar stadiumin në delir si për një gol të shënuar”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme