Investigimi/ Kokaina, “ushqimi” i preferuar i huliganëve në Angli

Angli | 4 vite më parë

“Daily Mail” bëri sot publik lajmin sipas të cilit pas dhunës në rritje në shkallët e stadiumeve në Angli mund të jetë rritja e përdorimit të kokainës.

Reporteri i tabloidit këtë fundjavë vizitoi dy stadiumet ku u luajtën derbet mes Tottenham dhe Arsenal dhe ai mes United e City-t. Sipas tij 8 në 10 tualetet që kishte ekzaminuar në stadiumin e Tottenhem-it kishte gjetur gjurmë të kokainës.

Gazetari kishte përdorur disa letra të cilat në rast se binin në kontakt me substancën e ndaluar merrnin ngjyrë blu. Sipas një ish-oficeri policie ky fenomen po shtrihet në të gjithë Anglinë.”Po ndodh kudo, kemi gjetur gjurmë kokaine nga stadiumet e Premier League deri te fushat e ligave amatore, Na kanë raportuar se tashmë e konsumojnë si në shkallët e stadiumeve në tualete por edhe jashtë impianteve. Sasia e konsumuar në disa ndeshje është tejet e madhe”, tha Lewis.

Zyrtarët e Tottenham Hotspur, të cilët mkujdesen për stadiumin, kanë arritur deri aty sa të heqin kapakët e galixhantëve të ujit të tualeteve. Por pas kontrolleve të bëra nga reporteri i “Daily Mail” gjurmë kokaine u gjetën edhe mbi kapakët që mbajnë letrata higjenike në tualetet e sektorëve që frekuentohen vetëm nga familjet.

Sipas reporterit e njëjta situatë paraqitej edhe në “Old Trafford”, aty ku shenjat e përgatitjes të substancës gjendeshin në tualete.

Të dhënat e Policisë që merret më mbarvajtjen e ndeshjeve në Premier League tregojnë rritje të dhunës. Në periudhën mes 1 korrikut të 2022 dhe 31 dhjetorit të 2022 policia lëshoi 343 urdhër-ndalimesh hyrjeje në stadium. Kjo shifër ishte 230% më e lartë se ajo e rregjistruar po për të njëjtën kohë për sezonin 2021-22.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme