Investimet e huaja dhe turizmi, Gonxhja: Me Slloveninë, projekte me ndikim ekonomik

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, gjatë Ministerialit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor në Berlin, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit për Ekonominë, Turizmin dhe Sportin të Sllovenisë, Matevž Frangež.

Ministri Gonxhja ka bërë publike fotot nga takimi, teksa shkruan në rrjetet sociale se u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në projekte me ndikim ekonomik, duke u fokusuar në përvojën sllovene në ekonominë malore dhe rurale.

Ministri Gonxhja theksoi rëndësinë e zhvillimit të strategjive të reja për tërheqjen e investimeve të huaja dhe gjenerimin e rritjes tregtare dhe rajonale. Ai vuri theksin te sipërmarrja inovative dhe promovimi i Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm turistik.

Në takim, palët ndanë prioritete të përbashkëta dhe perspektiva rajonale e integruese, duke njohur mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme