Investimet italiane u rritën me 21%, kryesojnë në sektorin bankar dhe atë të shërbimeve

Italia është investitori i tretë më i madh i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të këtij viti, me një shumë totale prej 29 milionë eurosh.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë këtij 3- mujori, investimet italianë në vendin tonë u rritën me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Investimet italiane në Shqipëri kryesojnë në sektorin financiar atë të bankave dhe të shërbimeve.
Gjithashtu Italia është një vend partner i rëndësishëm ekonomik me Shqipërinë.
Sipas INSTAT, Italia renditet partnerë kryesor tregtarë me Shqipërinë, me të cilën kryhen rreth 32.1 % e vëllimit të tregtisë, (eksport/importe).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




