Investimi në Pediatrinë e Elbasanit, rrit kapacitetet e shërbimit për fëmijët

Sociale | 5 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Pediatrinë në Spitalin e Elbasanit, e cila po rehabilitohet me standarde bashkëkohore. Ky investim do të rrisë kapacitetet e shërbimit për fëmijët, pasi do të ofrohet shërbimi i urgjencës dhe i pavioneve të tjera  sipas specialiteteve.
Po vijon rikonstruksioni i pediatrisë e re në Elbasan, e cila do të përmbyll transformimin e gjithe spitalit të këtij qyteti. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet e godines ekzistuese, në të cilën nuk ishte investuar që para viteve 90.
Spitali ofron një shërbim me rreth 76 shtretër, për urgjencën, kardiologjinë dhe  neurologjinë.
Buxheti i vitit të ardhshëm  për shëndetësinë garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor, deri tek spitalet universitare, me synim, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme