Irak, sulm me raketa ndaj kampit ushtarak pranë aeroportit të Bagdadit

Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka bërë të ditur se kampi në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është goditur nga një sulm me raketë.
“Një raketë Katyusha ra në kampin Al-Nasr në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në kryeqytet”, njoftoi ministria, duke thksuar se deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Kampi Al-Nasr është një nga vendet ushtarake ku janë vendosur këshilltarët e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist DAESH.
Sulmi i sotëm ishte i katërti brenda një jave kundër bazave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Irak, i cili erdhi në mes të tensionit mbi praninë e forcave të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak.
Më 9 dhjetor, Iraku dhe koalicioni ndërkombëtar njoftuan përfundimin zyrtar të misionit luftarak të forcave të koalicionit në vend.
Më 26 korrik, Bagdadi dhe Washingtoni ranë dakord për tërheqjen e të gjitha forcave luftarake amerikane nga Iraku deri në fund të vitit 2021, duke mbajtur këshilltarët dhe trajnuesit amerikanë për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë.
Që nga viti 2014, Washingtoni ka udhëhequr koalicionin ndërkombëtar kundër grupit terrorist DAESH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




