Iraku ndalon alkoolin

Botë | 4 vite më parë

Iraku ka nisur zbatimin e ligjit që u miratua javën e kaluar nga kuvendi i këtij vendi e që ndalon konsumimin e alkoolit. Qeveria e Irakut ndaloi javën e kaluar importin, shitjen dhe prodhimin e pijeve alkoolike.

Pre dy ditësh doganierët irakianë kanë marrë urdhra që të nisin zbatimin e ligjit, pavarësisht kundërshtimeve. Por, kjo po kundërshtohet nga një grup deputetësh të krishterë, të cilët e dërguan ligjin në gjykatë duke e konsideruar jodemokratike, bën të ditur BBC.

Konsumimi i alkoolit në ambientet publike është i ndaluar në Irak, ku shumica e popullsisë janë të besimit mysliman, por alkooli mund të blihet në dyqane të posaçme dhe lokale të licencuara.

 

Ligji ishte miratuar fillimisht në vitin 2016-të, por hyri në fuqi vetëm në shkurt, pasi u botua në fletoren zyrtare. Sipas tij, ndalohet shitja, importi dhe prodhimi i alkoolit. Ata që shkelin ligjin do të dënohen me 25 milionë dinarë irakianë, ose 16 mijë euro.

Deputetët e krishterë, anëtarë të Lëvizjes Babilonase, thonë se ligji është antikushtetues sepse nuk njeh të drejtat e pakicave dhe kufizon liritë e tyre. Gjithashtu, sipas tyre ligji bie ndesh me një tjetër dekret qeveritar, sipas të cilit aplikohet një taksë 200 për qind e vlerës mbi pijet alkoolike të importuara nga jashtë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme