Iran, ministria e Jashtme iraniane proteston ashpër ndaj Britanisë dhe Norvegjisë

Ministria e Jashtme e Iranit thirri në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, për të protestuar ndaj asaj që zyrtarët iranianë e përshkuan si “një atmosferë armiqësore të krijuar nga mediat në gjuhën farsi me bazë në Londër”.
Kritikat vijnë në mes të trazirave të dhunshme që kanë përfshirë Iranin, ku si shkak është vdekja e një gruaje të re në paraburgim. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se ministria thirri edhe ambasadorin e Norvegjisë në Iran, për të protestuar ashpër kundër deklaratave më të fundit të presidentit norvegjez në parlament, Masud Gharahkhani.
Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim, pasi u ndalua nga policia iraniane e moralit, ka shkaktuar trazira në të gjitha provincat e Iranit, si dhe kryeqytetin Teheran. Protestat për vdekjen e Amini janë përhapur në të paktën 46 qytete, qyteza dhe fshatra në Iran.
Televizioni shtetëror bërë të ditur se të paktën 41 protestues dhe policë janë vrarë, që nga fillimi i protestave më 17 shtator. Një numërim i deklaratave zyrtare nga Associated Press, rezultoi se ka të paktën 13 të vdekur, dhe më shumë se 1200 demonstrues të arrestuar. Përleshjet e vazhdueshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë kanë vazhduar.
Një anëtar i Basij, një forcë vullnetare me Gardën e Iranit, u vra nga protestuesit mbrëmë në Teheran, njoftoi të dielën agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars. Një tjetër anëtar i Basij, i cili ishte në koma që nga e enjtja pas përleshjeve në rrugë, vdiq të dielën në Urmia, provincë e Azerbajxhanit Perëndimor, raportoi IRNA. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




