Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që paguajnë tarifën

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë CNN-it se Irani do t’u japë prioritet anijeve që paguajnë tarifën për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit.
“Për shkak të kufizimit në numrin e anijeve që do të lejohen të kalojnë, Irani ka vendosur t’u japë prioritet atyre anijeve që reagojnë më shpejt ndaj protokolleve të reja të Ngushticës së Hormuzit dhe paguajnë kostot e shërbimeve të sigurisë dhe sigurisë. Ata që nuk paguajnë, do t’u shtyhet kalimi”, tha zyrtari.
Irani ka rivënë në fuqi kufizimet për kalimin nëpër ngushticë të shtunën pasi pati një periudhë të shkurtër hapjeje ose lehtësimi gjatë bisedimeve për armëpushim.
Sipas raporteve të fundit, Irani ka filluar të kërkojë tarifa transitimi (disa raporte flasin për deri në 2 milionë dollarë për anije), duke e quajtur këtë si pagesë për “shërbime sigurie”.
Kjo ndodh në mes të tensioneve të forta me SHBA-në dhe Izraelin, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme botërore për transportin e naftës (rreth 20% e naftës globale kalon aty).
Tankers dhe anije të mëdha mallrash janë parë të ankoruara në zonë sot, ndërsa Irani po ushtron kontroll më të rreptë mbi trafikun.
Ndërkaq, më herët, Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur një takim urgjent me këshilltarët e tij më të lart për të diskutuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Sipas raportimeve të fundit, Irani e riktheu vendimin për të rihapur ngushticën duke vendosur sërish kufizime të rrepta në këtë rrugë ujore jetike, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të heqin bllokadën e tyre ndaj anijeve të lidhura me Iranin.
Trump ka folur në telefon ditët e fundit me shefin e shtabit të Pakistanit, Fushamarshali Asim Munir, si dhe me zyrtarë iranianë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




