Iranianët protestë në Strasburg, kërkojnë që BE ta shpallë Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Botë | 4 vite më parë

Iranianët nga e gjithë Evropa u mblodhën në Strasburg të Francës për t’i kërkuar Bashkimit Evropian të listojë Gardën Revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste.

Grupe të shumta iranianësh nga vende të ndryshme udhëtuan në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg, ku do të mbahej edhe një seancë plenare për të debatuar mbi situtën ën iran dhe eksekutimet e kryera për protestat.

Autobusa me njerëz nga Holanda, Zvicra, Suedia dhe Danimarka si dhe disa autobusë nga qytetet gjermane të Hamburgut, Frankfurtit dhe Berlinit u nisën herët në mëngjes për të mbërritur në kohë për demonstratën, duke brohoritur parulla kundër Gardës Revolucionare të Iranit.

“Ne dëshirojmë të deklarojmë mbështetjen tonë të plotë për listimin e Gardës Revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste nga komuniteti ndërkombëtar. Veprimet e Gardës Revolucionare nuk sjellin asgjë përveç dhimbjes, vdekjes dhe korrupsionit në Lindjen e Mesme dhe në botë. Aktet e terrorizmit të kryera nga IRGC janë të panumërta”, thanë protestuesit në këtë deklaratë.

Deri më tani mbi 500 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë të përbëra nga IRGC dhe milicia e saj. Katër protestues janë ekzekutuar deri më tani nga shteti pas pjesmarrjes së tyre në protesta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme