Irlanda njeh pushtimin rus në Ukrainë si gjenocid dhe pranoi refugjatë, Zelensky: Mirënjohje!

Botë | 4 vite më parë

Senati i Irlandës ka miratuar së fundmi një rezolutë që njeh pushtimin rus të Ukrainës si gjenocid. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shprehur falënderime për këtë akt, po ashtu edhe për pranimin e refugjatëve ukrainas nga ana e Irlandës.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas,  kryeministrin irlandez Micheál Martin tha se Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe se Irlanda do të jetë me të në çdo hap të rrugës.

“Lufta brutale e Rusisë kundër këtij vendi të bukur demokratik është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Është një fyerje për gjithçka që përfaqëson Irlanda. Nuk mund dhe nuk do të lejohet të qëndrojë,” tha Martin.

Lidhur me pritjen e refugjatëve Martin tha se “janë të mirëpritur të qëndrojnë në Irlandë për aq kohë sa u nevojitet. Shtëpia jonë është shtëpia juaj.”

Irlanda mirëpriti 40,000 ukrainas që ikën nga lufta në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme