Ish-krerët e UÇK në burg, Rama: Perëndimi të reflektojë! A është Gjykata Speciale në Hagë pa asnjë lidhje me dorën e Putin?

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Perëndimit që të reflektojë sa i takon burgosjes së drejtuesve të UÇK-së. Nga Kosova, teksa mori pjesë në prezantimin e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”, Rama hodhi dyshime se Gjykata Speciale në Hagë mund të jetë nën ndikimin e Rusisë.
Sipas Ramës, Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK po mbahen në burgun e Hagës pa asnjë akuzë.
Teksa përmendi emrin e Dick Marty, për të cilin tha se nuk ka asnjë respekt, Rama i konsideroi akuzat e tij për trafikim organesh nga krerët e UÇK-së gjatë luftës si “përralla”. Ai theksoi se Shqipëria do të reagojë kundër padrejtësisë që po i bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Për të vazhduara te një element tjetër që është shumë i vlefshëm për ne për të kuptuar edhe gjyqin e Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë që në këndvështrimin tonë shumë personal është një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë për çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe a është ajo gjykatë nën dorën e Putinit dhe të Moskës? Imagjinoni sikur cilitdo nga vendet që e kanë mbështetur Tribunalin t’u kapej presidenti i tyre pa akuza. Dhe surpriza më e madhe, që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë që nga miqtë tanë amerikanë dhe të gjithë perëndimorët që janë bashkautorët e çlirimit, është shtëpia e verdhë dhe tribunali. U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi dhe Veseli ua hiqnin nga trupi serbëve dhe i shisni në pazaret e peshkut. Tani ka një pyetje që për sa na takon ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve që nga Joe Biden te Johnoson , te Scholz e të gjithë: Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e KE me gjithë akuzat që kishin kanë nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë, as me shtëpinë e verdhë, as me organe. Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty me faktin që edhe sot kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve? Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




