Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, uron Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi. Sipas Bashës, zgjedhja e Abazoviç si kryeministër, “është një moment historik për kombin shqiptar”.

“Urimet më të përzemërta Dritan Abazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara Dritan Abazovic”, shkruan Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme