Ish-piloti e kampioni olimpik lufton me vdekjen, Papa Françesku

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Papa Françesku, përmes një letre të bërë publike sot nga mediat italiane, i ka dërguar një mesazh ish-pilotit italian të Formula 1 dhe kampionit paraolimpik Alex Zanardi. Ky i fundit prej disa ditësh është në gjendje kome pas një aksidenti më 19 qershor.

“I dashur Alessandro, historia jote është një shembull se si mund të rinisësh pas një ndalese të papritur”, shkruan Papa Françesku, letër e publikuar nga “Gazzetta Dello Sport”.

“Përmes sportit ke mësuar të jetosh një jetë si protagonist. Edhe pse je me probleme fizike ke mundur të japësh një leksion humanizmi. Faleminderit që i ke dhënë forcë atyre që e kishin humbur atë. Në këtë moment kaq të dhimbshëm jam pranë teje, lutem për ty dhe familjen tënde. Uroj që Zoti të të bekojë dhe Shën Mëria të të ruajë”, shkruan Papa Françesku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme