Ish presidenti Meta: “Partia e Lirisë do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet!”

Politikë | 2 vite më parë

Ish presidenti shqiptar Ilir Meta, aktualisht Presidenti i Partisë së Lirisë ( ish LSI ), ka nisur të shtunën fushatën  për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. 

Zoti Meta ishte në Kamëz, një bastion demokratësh, por që aktualisht drejtohet nga socialistët, ku deklaroi se do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka ndarë momente nga takimet me qytetarët, ndërsa shprehet se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.

“Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme”.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme