Ish-regjisori, Nikolin Gurakuqi në mbështetje të ideve të sopranos Ermonela Jaho

Ish-regjisori i Operas, Nikolin Gurakuqi në një intervistë për RTSH del në mbrojtje të problemeve që ngriti sopranoja jonë me famë botërore, Ermonela Jaho, duke e quajtur sistemin tonë artistik të mbyllur, territorial, që likuidon konkurrencën e ndershme.
Ermonela Jaho plasi bombën, duke shprehur pakënaqësinë e saj për mungesë pjesëmarrjeje në master-klasin që ajo, sopranoja jonë me famë botërore, zhvilloi në Tiranë, për mungesë të studentëve, pedagogëve, ka reaguar tenori Josif Gjipali, njëkohësisht pedagog në UA, i cili uronte që deklarata e sopranos të ketë qenë në inat e sipër dhe e nxituar, pasi “studentët e arteve kanë qenë të zotët të këndojnë e fitojnë bursa edhe jashtë”, gjë që edhe u kundërshtua nga komentuesit si një mënyrë përjashtimi për bashkëpunim me ta. Vjen edhe një opinion nga regjisori legjendë i TKOBAP, dhe ish-pedagogu i UA, Nikolin Gurakuqi.
Nikolin Gurakuqi shkon edhe te një analizë e përgjithshme e situatës artistike, duke përmendur se xhelozia profesionale tek ne sjell likuidim profesional.
Dhe në master-class nuk munguan vetëm studentët e Fakultetit të Muzikës në UA, të cilët pagesën 50 euro dita si pjesëmarrës dhe 25 euro dita si dëgjues e kishin me 20% ulje, por munguan e qenë fare të paktë edhe artistët e mirëpaguar të TKOBAP, ishin vetëm 3 prej tyre, e nuk u pa asnjë artist karriere, gjë që Ermonela e kritikoi dhe e kërkoi si mënyrë shkëmbimi përvojash.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




