Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Shqipërinë

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Shqipërinë më 16 maj të këtij viti, njoftojnë burime diplomatike.
Kjo është vizita e parë e Mike Pompeos në Shqipëri. Axhenda e vizitës pritet të mësohet ditët e ardhshme.
Zoti Pompeo ka mbajtur postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit gjatë presidencës Trump. Këtë post ai e mori më 13 mars të vitit 2018, duke zënë vendin e Rex Tillerson. Më herët, Pompeo mbajti më shumë se një vit postin e drejtorit të CIA-s.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




