Ish sigurims? Meta: Autoriteti i Dosjeve dhe fabrikuesit do mbajnë përgjegjësi! Jam verifikuar në kohën e të madhërishmit Berisha

Akuzat se ai është një ish sigurism i shtetit dhe se ka spiunuar shokun e tij se do shkonte jashtë, ish presidenti Ilir Meta i ka cilësuar shpifje dhe ka theksuar se Autoriteti i Dosjeve do të mbaj përgjegjësi penale së bashku me personat e tjerë të përfshirë në fabrikimin e intrigave të tilla.
‘Është përgjegjësi e madhe tashmë e autoriteti i konfirmuar si Autoriteti Kriminal i Dosjeve që po qarkullojnë emra në publik, autoriteti i Dosjeve është një institucion që duhet të kujdeset në mënyrën më transparencë që mos të rilëndohen viktimat e asaj periudhe. Autoriteti i Dosjeve e di që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Ato të dosjeve e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori, pasi ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestuar këtë skenar e dinë që Ilir Meta s’ka jetuar në konvikt dhe nuk ka spiunuar asnjë shok konviktor. Personi në fjalë, pra i ndjekuri këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë. Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore me atë shkelje të turpshme që ka bërë. Do mbajnë përgjegjësi penale edhe personat e përfshirë”, tha Meta.
Meta mohon të jetë personi i lidhur me sigurimin e shtetit, ndërsa thotë se ai është verifikuar në kohën kur drejtonte qeveria Berisha dhe ka dalë i pastër.
“Do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Jam 1 milion % i pastër. Jam verifikuar që në vitin 1996 kur ishte i madhërishmi Berisha. Unë e di shumë mirë kush e ka bërë këtë intrigë. Pikërisht sepse ka lindur një force e re politike, Partia e Lirisë. Tani nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen por ka një opozitë të vërtetë”, tha Meta.
Në mbrojte të Metës doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se kjo është një lojë e turpshme e Ramës dhe se personi me iniciale I.M. nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.
“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon e-mailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




