ISHP udhëzon mjekët për “Linë e Majmunit”, Simaku: Nuk ka mjekim specifik

Sociale | 4 vite më parë

Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar sot popullatën në lidhje me përhapjen e shpejtë të “Lisë së Majmunit” duke theksuar se nuk ka vend për panik dhe se risku është i ulët.

Por a kanë mjekët e familjes dhe ata pediatër njohuritë e duhura për të dalluar një sëmundje të zhdukur prej gati 40 vitesh nga qarkullimi ? Epidemiologu Artan Simaku thotë se është përforcuar sistemi i survejancës.

Simaku sqaron mënyrën e testimit të kësaj sëmundje dhe siguron se vendi ynë i ka kapacitetet laboratorike për ekzaminimin e saj

“Lija e Majmunit” nuk ka mjekim specifik por simptomatik e cila në varësi të simptomove që shfaq, jepen dhe rekomandimet për trajtim.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme