Itali/ Mungesa e ujit i lë hotelet në Toskanë pa pishina

Botë | 4 vite më parë

Me Italinë që po përballet me mungesë uji, akomodimi turistik në Toskanë, një destinacion kyç për pushuesit e pasur, do të duhet të reduktojë ndjeshëm përdorimin e ujit në pishina ose të përballet me gjoba.

Në veçanti, kompania e ujit, Acquedotto del Fiora (ADF), e cila i shërben një të tretës së Toskanës përmes një rrjeti prej më shumë se 8,000 kilometrash, do të bëjë të paligjshëm përdorimin e ujit të pijshëm në pishinat private të destinuara për pushuesit nga qershori deri në fund të shtatorit.

Vilat në zonat rurale dhe shtëpitë e fermave të përdorura për agroturizëm do të duhet të mbushin pishinat e tyre me ujë nga puset private ose me ujë të shpërndarë nga rezervuarët , gjë që rrit kostot.

Federico Taddei, president i një shoqate që përfaqëson pronarët e shtëpive të fermave në provincën Siena të Toskanës, tha se kishte shqetësime të mëdha për ndikimin e mundshëm të ndalimit.

Siena, e njohur për prodhimin e verës Chianti, ka 1200 njësi agroturistike dhe është qendra më e madhe e tillë në Toskanë. Rreth një në pesë ferma turistike në Siena ka një pishinë për mysafirët./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme