Itali/ Vullkani Etna riaktivizohet, shtyhen fluturimet në zonën e Sicilisë

Aeroportet italiane në pjesën juglindore të Sicilisë po qëndrojnë mbyllur të hënën (14 gusht) për disa orë, për shkak të riaktivizimit të vullkanit Etna.
Agjencia Kombëtare për Emergjencat Civile njoftoi hyrjen në fazën “para-alert”, që nënkupton se në zonë mund të ketë vërshim të mundshëm të lavës vullkanike.
Për pasojë u shty fluturimi për një avion që duhet të nisej nga Katania drejt Maltës në orën 6 të mëngjesit.
Aeroporti i Katanias njoftoi se mbyllja do të vazhdojë deri në orën 13:00, ndërsa edhe aeroporti i Komisos njoftoi ndërprerjen e fluturimeve.
Riaktivizimi i vullkuanit Etna solli re hiri vullkanik mbi qiejt e Rifuxho-Sapiencës.
Mali Etna është një nga malet më të studiuara për sa i përket aktivitetit vullkanik, me dokumente historike që datojë deri 425 vjet para erës së re.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




