Italia bëhet vendi i parë që ndalon ushqimet sintetike

Botë | 3 vite më parë

Italia do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve të prodhuara në laborator.

Senati i Italisë ka miratuar me 93 vota pro, projektligjin e iniciativës së qeverisë për ndalimin e ushqimeve sintetike.

Italia do të bëhet kështu vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike.  “Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, tha Ministri italian i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida.

Dispozita përmban edhe një ndalim tjetër të rëndësishëm, atë të përdorimit të emërtimit ‘mish’ për ushqimet e përftuara nga proteinat bimore.

Kjo zgjedhje synon të ruajë integritetin e termit ‘mish’ për produktet me origjinë shtazore, duke shmangur konfuzionin dhe garantimin e informacionit të saktë për konsumatorin.

Gazetar Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme