Italia jashtë Botërorit, e eliminon Maqedonia e Veriut

Uncategorized | 5 vite më parë

Italia humbet 0-1 në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Maqedonisë së Veriut dhe i mungon aksesi në Kupën e Botës 2022, duke mbetur në mënyrë sensacionale jashtë kompeticionit kryesor ndërkombëtar për edicionin e dytë radhazi. Të besuarit e Mancinit dominuan për mbi 90′, shpenzuan shumë dhe u ndëshkuan në minutën e 92-të nga goli i bukur i Trajkovskit. Tashmë maqedonasit do të luajnë për një vend në Katar në finale kundër Portugalisë.

Nga triumfi europian në makthin botëror dhe 5 vite pas katastrofës së epokës Ventura, përballet me një tjetër përjashtim, të pabesueshëm nga turneu më i rëndësishëm dhe më i lakmuar në planet. Jorginho dhe shokët e tij paguajnë për një tjetër ndeshje të errët, të dominuar për nga loja dhe rastet e krijuara, por në të cilën mungon qartësia dhe konkretizimi në 20-25 metrat e fundit, edhe falë gjendjes më pak brilante të disa nga lojtarët kyç (Barella, Immobile, Insigne).

 Ndryshimet, ndonëse cilësore, nuk arrijnë të japin shtytjen e shpresuar dhe në fund vjen, thuajse e pashmangshme, zhgënjimi. Në Katar do të jetë një mes Portugalisë dhe Maqedonisë, kampionët e Evropës do të duhet të shikojnë një tjetër Botëror nga divani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme