Italia ndalon hyrjen e anijeve ruse në vend nga data 17 Prill

Ministria e Transportit në Itali njoftoi se nga nesër do të ndalohet hyrja e anijeve ruse në portet e Italisë.
Nëpërmjet kësaj mase Italia i bashkohet thirrjes së BE-së të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Anijet ruse që ndodhen aktualisht në portet italiane “duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë italiane, shkruan la Republica.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




