Italia rikthen artefaktet antike nga SHBA-ja

Italia tha se ka rikthyer 266 artefakte antike në vlerë prej dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ishin dërguar për t’u shitur nga një rrjet ndërkombëtar i kontrabandës me artefakte, njofton Radio Evropa e Lirë.
Në këto artefakte, që më e vjetra daton në shekullin 9 para lindjes së Krishtit, përfshihen edhe ato të periudhës së qytetërimit etrusk, Magna Graecisë dhe Perandorisë së Romës.
Përmes një deklarate të një njësiti të specializuar të policisë italiane u tha se rikthimi i artefakteve u bë falë bashkëpunimit të autoriteteve gjyqësore mes Italisë dhe SHBA-së.
Në fotografitë e postuara nga Ministria e Kulturës së Italisë të artefakteve u shfaqën edhe disa enë të pikturuara, koka e një statuje dhe disa monedha. Këto artefakte më herët gjatë kësaj jave ishin ekspozuar gjatë një ceremonie të mbajtur në Nju Jork.
Në deklaratë u tha se 145 pjesë artefaktesh janë marrë si pjesë e procedurave të bankrotimit kundër një tregtari të gjësendeve antike.
Në deklaratë po ashtu u tha se 65 artefakte të tjera janë marrë nga koleksioni i muzeut Menil, që gjendet në qytetin amerikan të Hjustonit.
( Sipas Radios Europa e Lirë )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




