Ivana kundër Wanda-s: Duhet ta mbyllë gojën

Ivana Icardi kundër të gjithëve. Motra e Mauro-s, ish-sulmuesi i Inter-it, sot te PSG, ka qenë mes protagonisteve në emisionin e fundit ‘Live – Nun e la D’Urso’ të Canale 5.
Bukuroshja Ivana është kthyer të sulmojë Wanda Nara-n gjatë emisionit, duke mos i kursyer thumbimet as ndaj vëllait. Në qendër të polemikave, disa fraza të thëna nga Ivana në versionin spanjoll të ‘Ishulli i të famshmëve’, ku ajo e ka përshkruar babanë si një person të dhunshëm.
Deklarata që Wanda i ka etiketuar si të pavërteta.
Ivana është kundërpërgjigjur duke thënë: “Kush është ajo që flet? Është historia e jetës sime, ajo nuk di asgjë. Nuk duhet të flasë për gjëra që nuk di”.
Më pas, Ivana i ka dhënë edhe një mesazh Icardi-t: “Nuk duhet t’i kërkoj leje Mauro-s për të folur për këto gjëra”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




