Izrael, protesta të fuqishme, dhjetra mijëra qytetarë kundërshtojnë reformën gjyqësore të Netanjahut

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është pajisur me një stimulues kardiak, pasi u dërgua me urgjencë në spital disa orë përpara votimit kyç për reformat e tij të diskutueshme gjyqësore.

Mjekët thanë se operacioni kishte shkuar mirë. “Implanti u vendos pa asnjë komplikacion. Ai nuk është në një gjendje kërcënuese për jetën dhe ndihet mirë e po i kthehet rutinës së tij të përditshme”, tha të dielën herët Roy Beinart, i cili menaxhon Qendrën e Aritmisë në Sheba.

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në autostradën kryesore që të çon drejt Jeruzalemit, në një shfaqje force që synon të bllokojë rishikimin me ligj të kompetencave të drejtuesve të sistemit gjyqësor, nga ana e kryeministrit Netanyahu.

Më shumë se 100 nga ish-shefat e sigurimit të Izraelit, nënshkruan një letër duke i kërkuar kryeministrit izraelit, të ndalë ligjin.

Mbërritja e protestuesve e ktheu hyrjen kryesore të qytetit në një det me flamuj izraelitë, ndërsa ata përfunduan pjesën e fundit të një udhëtimi katër-ditor, prej 70 kilometrash, nga Tel Avivi drejt parlamentit të vendit, ku ngritën edhe tenda. 

Rindërtimi gjyqësor i propozuar nga qeveria e djathtë e Netanjahut ka përçarë kombin dhe, që nga njoftimi i planit të tij në janar, ky propozim ndezi një nga lëvizjet më të mëdha të protestës në historinë e Izraelit.

Kundërshtarët e shohin rinovimin e propozuar si një kërcënim për demokracinë e vendit, pasi dryshimet gjyqësore synojnë të frenojnë pavarësinë e gjykatës nga Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion.

Gazetar Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme