Izraeli kërcënon të vrasë zëvendësuesin e Ali Khameneit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar në televizionin X se do të vrasë çdo udhëheqës iranian të zgjedhur për të pasuar udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei , i cili u vra në sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Teheranit.
Çdo udhëheqës i zgjedhur nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar udhëheqjen e planit për shkatërrimin e Izraelit, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara, botën e lirë dhe vendet në rajon, dhe duke shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i sigurt për vrasje, pavarësisht emrit të tij apo vendit ku fshihet.”
Pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit në sulmet e fundit ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, Asambleja e Ekspertëve ka zgjedhur djalin e tij, Mojtaba Khamenei, si Udhëheqësin e ri Suprem të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




