Izraeli miraton ndërtimin e ndërtesave të reja në bregun perëndimor

Qeveria e Izraelit ka miratuar planet e saj për 5700 banesa të reja në bregun e pushtuar perëndimor, pavarësish presionit amerikan për të ndalur zgjerimin e vendbanimeve, çka Uashingtoni e sheh si pengesë për arritjen e paqes me palestinezët.
Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Methju Miller ndërkohë u shpreh se Uashingtoni ishte thellësisht I shqetësuar me këtë zhvillim, për të cilin tha se, përshkallëzonte tensionet dhe dëmtonte akoma më shumë besimin mes dy palëve.
Planet e miratuara së fundmi përfshijnë ndërtimin e mijëra banesave në Eli, ku javën e shkuar 4 kolonë izraelitë humbën jetën pasi u sulmuan nga palestinezë të armatosur, për të cilët grupi militant hamas tha se ishin anëtarë të tij.
Pas atij sulmi, Tturma kolonësh ndërmorën akte dhune në fshatrat palestineze, duke iu vënë flakën shtëpive dhe duke shkaktuar vdekjen e një palestinezi.
Shumë vende i konsiderojnë vendbanimet izraelite, të ndërtuara mbi tokë që Izraeli pushtoi në luftën e vitit 1967 në lindjen e mesme sit ë jashtëligjshme.
Prania e tyre është një nga çështjet më thelbësore në konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve. Palestinezët synojë krijimin e një shteti të pavarur në bregun perëndimor dhe rripin e gazës, dhe pretendojnë se Jerusalemi lindor do të jetë kryeqytet i këtij shteti.
Ndërkohë izraelitet pretendojnë se kanë të drejtë historike të vendosen në ato toka. Bisedimet e paqes mes palëve të cilat u ndërmjetësuan nga SHBA kanë ngrirë që nga viti 2014.
Qëkur mori pushtetin janarin që lamë pas, koalicioni drejtuar nga Benjamin Netanjahu ka miratuar nxitjen e ndërtimit të më shumë se 7 mijë njësive të reja të strehimit, shumica në thellësi të bregut perëndimor.
Gazetare Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




