Izraeli sulmon depon gjigande të raketave në Siri

Botë | 4 vite më parë

Imazhet satelitore tregojnë shkatërrim të gjerë në një strukturë gjigante ushtarake në Sirinë perëndimore. Ajo u shënjestruar nga një sulm ajror izraelit. Sulmi kishte në shënjestër një depo që strehonte qindra raketa me rreze të mesme për luftëtarët e mbështetur nga Irani. Media shtetërore siriane raportuan pas sulmit pranë qyteteve Tartus dhe Hama se dy persona u plagosën.

Aktivistët e opozitës siriane thanë se sulmi kishte në shënjestër një depo armësh dhe një qendër kërkimore shkencore pranë qytetit qendror Masyaf, bastion i qeverisë. Times of Israel publikoi të dielën imazhe të marra nga Planet Labs PBC, të siguruara nga Aurora Intel, një rrjet që ofron lajme dhe përditësime bazuar në inteligjencën me burim të hapur.

Aurora Intel shkroi në Twitter se analiza fillestare e imazheve satelitore tregoi se disa ndërtesa dhe zona pësuan dëme të rënda nga sulmet ajrore. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme