Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, rritet numri i të vrarëve në Gaza

Botë | 4 vite më parë

Vazhdon të rritet numri i të vrarëve nga sulmet ajrore në Gaza ndërsa një tjetër militant i dytë i lartë nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez është vrarë.

Lideri Khaled Mansour, mbeti i vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas. Mansour u ka mbijetuar më parë pesë tentativa vrasje nga ushtria izraelite, ndërsa e akuzonin për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.

Vdekja e tij vjen pas një sulmi vdekjeprurës ajror izraelit kundër Tayseer Jabari, një tjetër komandant i lartë i PIJ, të premten. 

Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të PIJ-së duke përfshirë udhëheqësit Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari janë në mesin e 32 palestinezëve të vdekur, raporton BBC.

Deri tani Hamasi, grupi më i madh militant në zonë i cili ka ideologji të ngjashme me Xhihadin Islamik dhe shpesh koordinon veprimet e tij me të nuk duket se po gjuan nga arsenali i tij i madh i raketave. Si rezultat, nuk ka raporte për sulme ajrore izraelite që synojnë një përshkallëzim të dhunës.

Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021 që la më shumë se 200 palestinezë dhe disa izraelitë të vdekur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme