Izraeli zbulon një tunel të madh të Hamasit afër Gazës

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi. Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.
Hyrja e tunelit është vetëm disa qindra metra nga vendkalimi i fortifikuar i Erezit, si dhe nga një bazë ushtarake izraelite aty pranë. Atë ditë, militantët përdorën një granatë me raketa për të thyer pjesën e murit pranë kalimit Erez dhe sulmuan bazën, duke vrarë të paktën tre ushtarë dhe duke rrëmbyer disa persona. Ishte një nga disa vende përgjatë murit kufitar ku militantët kaluan me lehtësi mbrojtjen e sigurisë së Izraelit, hynë në territorin izraelit dhe vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng rreth 240 të tjerë.
“Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.
Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez.
Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.
Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar.
Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinwari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit. AP
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




