Izraelitët operacion në kampin palestinez Jenin, 3 viktima, më shumë se 20 të plagosur

Botë | 3 vite më parë

Ushtria izraelite ka nisur një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Operacioni filloi me sulme të shumta me dron. Videot e publikuara në mediat sociale treguan tym që ngrihej nga një bllok banimi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë u shpreh se të paktën 3 palestinezë kishin humbur jetën dhe me shume se 20 të tjerë ishin plagosur gjatë operacionit të ndërmarrë nga izraelitet, sipas BBC.

Forcat e mbrojtjes së izraelit u shprehën se po godisnin infrastrukturë terroriste në zonën e Jenin. “Nuk mund të rrimë pa bërë gjë ndërsa terroristët vijojnë të dëmtojnë civilët duke përdorur kampin e Jenin si vend për t’u fshehur”, u shprehën ato forca, duke shtuar se “kampi në fjalë ishte bastion terrorist”.

Batalioni i një grupim ushtarak që përfshin persona të armatosur nga grupet palestineze Fatah, Hamas dhe xhihadi islamik u shpreh se forcat e tij “do të luftonin kundër pushtuesve, duke iu referuar izraelitëve, deri në frymën dhe plumbin  e fundit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme