“Jam në turne” dokumentar për figurën emblematike të aktorit të madh Pandi Raidhi

Kulturë | 2 vite më parë

“Jam në Turne”  është filmi dokumentar kushtuar ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit Pandi Raidhi  i cili është shfaqur në qendrën për hapje dhe dialog . Filmi hedh dritë mbi figurën emblematike të aktorit të madh Pandi Raidhit me materiale të rralla brenda një dokumentari artistik për jetën e tij.

Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës së Pandi Raidhit, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në skenë dhe në ekran!

Pandi Raidhi, diti të ishte dhe të mbetet në kujtesën e kolegëve një njeri i mirë, një bashkëpunëtor komod dhe me shumë humor, i pasionuar dhe i vendosur për të përmbushur me shpirt rolet, karakteret, personazhet, ato përfaqësime kinematografike që e mbajnë atë në kolonën e korifenjve të artit tonë skenik .

Gazetare: Xh. Kondi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme