Japonia bën revolucion në futboll, penallti me detyrim për të hequr barazimin

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Penallti me detyrim pas kohës së rregullt, nëse dy skuadrat që luajnë në fund të 90 minutave janë në barazim. Ky është rregulli i ri që J1 League, liga e futbollit japonez, ka futur në miniturneun “J League 100 Years”, që i paraprin kalendarit europian (ndeshje nga gushti në maj).

Rregulli është aplikuar gjatë ndeshjeve të para fundjavën që shkoi. Katër ndeshje ishin në barazim pas kohës së rregullt dhe u gjuajtën penallti.

Si funksionon pikëzimi? Me rregullin e ri, skuadra që fiton me penallti merr 2 pikë, kurse skuadra që humb merr një pikë. Kështu, në lojë janë 3, 2, 1 dhe 0 pikë.

Pse po e heq barazimin Japonia? Ky ndryshim synon që ta bëjë futbollin më spektakolar. Për momentin bëhet fjalë për një eksperiment, që do të aplikohet në mini-sezonin nga shkurti në qershor. Nuk është parashikuar në princip që kjo masë të shtyhet në muajt pasardhës, gjithçka do të varet nga suksesi i iniciativës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme