Japonia dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin në Indo-Paqësor

Japonia dhe Franca kanë arritur marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit detar në Indo-Paqësor.
Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Jean-Yves Le Drian.
Hayashi vlerësoi rolin udhëheqës të Francës në Strategjinë e Bashkëpunimit Indo-Paqësor të ndjekur nga Bashkimi Evropian. Ministri japonez tha se duan të thellojnë më tej marrëdhëniet me Francën, siç tha ai, një “partner special” me të cilin ndajnë vlerat themelore dhe interesat strategjike.
Le Drian tha se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet midis Francës dhe Japonisë. Ai falënderoi kolegun e tij për kontributin e Japonisë në Konferencën e 26-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26).
Të dy zyrtarët diskutuan mbi çështjet e ndryshimeve klimatike dhe vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mbi aktivitetet e Kinës dhe Koresë së Veriut në rajon./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




