Japonia lëshon në hapësirë raketën “Epsilon-5” me nëntë satelitë

Tokio, 9 nëntor, Japonia ka lëshuar në hapësirë raketën “Epsilon-5″ që barti nëntë satelitë. Agjencia Japoneze e Kërkimeve Hapësinore (JAXA) njoftoi se raketa u lëshua nga stacioni hapësinor ”Uchinoura” në Kagoshima, në jugperëndim të vendit.
Raketa, e cila u prodhua nga 10 institute kombëtare shkencore, ka diametër 2,6 metra, gjatësi 26 metra dhe peshon 96 tonë. Siç thuhet, raketa përdor lëndë djegëse të ngurtë dhe falë inteligjencës artificiale, kostot e nisjes dhe funksionimit të saj janë reduktuar.
Bëhet e ditur se raketa “Epsilon-5”, e cila synon të inkurajojë institucionet arsimore dhe kompanitë tregtare që kryejnë aktivitete në hapësirë dhe mbart nëntë satelitë, është prodhuar me koston 5,8 miliardë jenë (51 milionë dollarë).
Sipas agjencisë Kyodo, JAXA lëshoi për herë të fundit një raketë të tipit Epsilon në janar të vitit 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




