Japonia ngre nivelin e alarmit pas shpërthimit të vullkanit

Vullkani që shpërtheu të premten herët në ishullin Suwanose të Japonisë bëri që Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) të rrisë nivelin e alarmit nga tre në shkallën e pestë.
JMA njoftoi se shpërthimi, i cili ndodhi në kraterin e malit Otake në ishullin Suwanose në prefekturën Kagoshima, bëri që copa shkëmbi të shkëputeshin nga mali dhe të përhapeshin një distancë prej një kilometër.
Agjencia gjithashtu paralajmëroi për potencialin që gurët e mëdhenj të hidhen në ajër brenda një rrezeje afërsisht 2 kilometra nga krateri.
Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet lokale, tha se nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima ose të plagosur në vendbanimet e afërta.
Sinjalizimi i nivelit 3 të JMA-së do të thotë se njerëzit nuk duhet të afrohen pranë vullkanit.
Ishulli Suwanose ka një popullsi prej më pak se 100 banorë dhe ndodhet në jug të ishullit kryesor jugor të Japonisë, Kyushu./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




